Muharremi për sulmin e Kurteshit ndaj Naconales: Shokues, i papranueshëm
Statiscienti Shënoll Muarremi ka reaguar ndaj sulmit brutal të Sami Kurteshit ndaj Nacionales, i cili përdori terme si “media kriminale, të vrasësve me pagesë”.
Muharremi ka thënë se ky sulm është shokues dhe i papranueshëm. Ai tutje ka kërkuar që Vetëvendosje ta kntrolloj anëtarin e saj.
E plotë:
Dorën në zemër, të gjithëve na ndodh ndonjëherë me humbë kontrollin, por kur e humb vazhdimisht, dije që nuk je për pozita publike.
Sulmi ndaj mediave sot është shokues dhe i papranueshëm. LVV duhet ta kontrollojë veten dhe pjesëtarët e saj. Askush nuk u ka borxh për faktin që nuk i kanë fitu aq vota sa imagjinojnë.
E dënoj në termat më të ashpër gjuhën e Kurteshit ndaj gazetarëve sot. Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mediave dhe i patolerueshëm.