Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur, do të kishte pasoja - NACIONALE

Muharremi për Bajramin dhe Hotin: Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur, do të kishte pasoja

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për lënien jashtë top dhjetëshes të Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit.

Postimi:

Nuk besoj që LDK-ja është aq e çmendur sa ta bëjë këtë, sepse do të kishte pasoja shumë të mëdha, si në rezultat zgjedhor, ashtu edhe në menaxhimin e partisë.

Bëhet fjalë për dy prej figurave më të rëndësishme, të cilët patën edhe rritjen më të madhe në zgjedhjet e fundit. Pra, elektorati i LDK-së i ka vlerësuar më së shumti, ndërkohë që disa të tjerë kishin deri 50–60 mijë vota më pak.

Për momentin, po e konsiderojmë këtë si të pavërtetë, sepse nuk ka logjikë që një parti të sillet në mënyrë kaq të pamatur. Hykmete Bajrami pa dyshim qe duhet me qenë NR 3, e gjithashtu ish Kryeministri Nr 4. Gjithcka tjetër është budallaki e LDK-së dhe larg meritokracisë, interesit të partisë dhe asaj cka e bën partinë më të fortë dhe "bashkuar'.

Lajme të ngjashme