Muharremi: Pas krizës së veriut Kurti s`duhet të ketë përkrahje më shumë së 25%
Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se kriza e veriut ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Albin Kurtit në vend.
Ai ka treguar se për këtë arsye kryeministrit ka pranuar zgjedhjet e reja për katër komunat veriore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se pas ngjarjeve në veri Kurti nuk mund ta ketë përkrahejn e qytetarëve më shumë se 25 për qind.
“Nëse ai kishte mbi 50% përkrahje dhe sondazhet kredibile e qitën 28% në nëntor, tash, pas krizës së veriut nuk duhet të ketë më shumë se 25%. E di ai mirë këtë, përate e ndroj drejtimin dhe pranoj zgjedhje te reja ne veri dje. Nuk është teresisht faji i tij, ështe abnormale të kesh 50%, ka arritur maksimumin. Nëse dëshiron me amortizuar dikënd, jepi pushtet e leje le të qeverisë. Nevojat e mëdha, krizat, kompromiset dhe ai bie... sikur një gjethe nga druri në vjeshtë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, në zgjedhjet e ardhme nacionale Kurti nuk do ta ketë lehtë.
“Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi janë një shkollë tjetër. Edhe ata janë të ri dhe mirë shkolluar nga vendet më me ndikim në botë. Janë familjarë dhe të dashtun. Me eksperiencë paraprake dhe të matur. Ata vetëm po presin. Sikur ata atletët në sprintin 100m që mezi spo presin të filloj gara dhe vrapojnë e kapërcejnë ato pengesa për të arritur cakin. Koha e tyre është në ardhje. Por Albin Kurti nuk do të shkoj askund. Ne kemi nevojë për të ende dhe ai ma një rol për të kryer në orkestrin politik të Kosovës”, ka shkruar Muharremi.