Muharremi nxjerr shifrat e inflacionit të njëmendtë: Qe pse rritja ekonomike e qeverisë në letër s’ka efekt
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerrur shifrat e njëmendta të rritjes së çmimeve të artikujve bazikë ndërsa tha se qe pse rritja ekonomike “në letër” nuk ka efekt te qytetarët.

Postimi i Muharremit:
Inflacioni zyrtar kur publikohet, aty janë çmimet si indeks, nuk është një pasqyrë e kjartë për shkak se ne blejmë më shumë disa produkte sesa tjerat. Sot kam punu pak me i gjeneru dhe gjetë sa ka qenë inflacioni në disa produkte që i përdorim çdo ditë. Kjo ndoshta është një barometër më real dhe tregon pse familjet po e ndiejnë aq shumë krizën e çmimeve. Kjo tregon edhe pse fuqia blerëse ka ra aq shumë për toke.
Pagat nuk janë rritë, ndërsa çmimet po tepër. Kjo edhe tregon pse një rritje 30% ekonomike e qeverisë në letër nuk ka efekt npër qytetarin dhe familjet që tashmë munden me ble shumë më pak gjëra me parat e pagat e tyre sesa në vitin 2020, por edhe pagat nuk janë rritur (por vetëm ekonomia).