Muharremi: Nëse VV-ja merr 35%-37% të votave do të ishte rezultat normal
Analisti Shenoll Muharremi ka prognozuar rezultatin që mund ta merr VV-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai ka bërë me dije se nëse partia e Albin Kurtit në këto zgjedhje i merr 35%-37% të votave do të ishte rezultat i mirë.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që VV-ja të marrë edhe më pak.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se në asnjë skenar nuk e sheh që VV-ja mund të bëjë shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Përndryshe, nëse LVV e mirëmban nivelin e përkrahjes 40%-42%, kishte me qenë një rezultat zgjedhor i suksesshëm për ta. Nëse del në nivel 35%-37%, kishte me qenë rezultat normal (në linjë me trendin e tyre të korrigjimit). E nëse bie nën 35%, kishte me qenë një rënie kogja e theksuar dhe ndëshkim nga elektorati. Nëse bie në rreth 35%, atëherë gjasat janë që zgjedhjet tjera të shkojnë në nivelin organik 20%-25%. Në asnjë skenar (lart) nuk e shoh si mundet LVV me kriju shumicën dhe me formu qeverinë pas 28 dhjetorit, se ata nuk po lënë kënd pa e sulmu nga partnerët potencial, edhe në këto zgjedhje, rrjedhimisht po e pamundësojnë (lexo nuk po dëshirojnë) një partneritet me partitë tjera të mëdha”, ka shkruar Muharremi.