Muharremi: Me gjasë LDK-ja po e teston VV-në rreth presidentit, është e interesuar shmangien e zgjedhjeve
Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar bisedimet e VV-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit.
Ai ka bërë me dije se partia e Lumir Abdixhikut po e teston partin e Albin Kurit për këtë temë.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se LDK-ja është e interesuar që t`i shmang zgjedhjet e reja.
“Me gjasë LDK po e teston LVV-në dhe Kurtin rreth presidentit, sa është serioz dhe sa e ka përnjëmend me gjetë dhe zgjedhë një president konsensual dhe apolitik. Ky grupi i LDK-së që po bisedon e dialogon me Kurtin (se nuk negocion, janë më shumë bisedime, ata kanë thënë që nuk futen në qeveri) janë jashtëzakonisht të interesuar t'i shmangin zgjedhjet tjera. Kjo, jo aq shumë për "interesin e Kosovës", siç thuhet, sa për interesa e kalkulime dhe dinamikat e brendshme në LDK. Sidoqoftë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Tani po thuhet që ka përparime dhe mund të flasin për emrat në takimet e ardhshme. Disa thonë që ata tashmë kanë folur për emra. Janë disa gjëra që duhet me i pas parasysh: 1. Ka një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të fushës dhe komentatorëve politikë që thonë që tashmë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar. Çkado që bëhet e vendoset prej atij momenti nuk ka peshë dhe nuk vlen shumë. Kjo është diçka shumë serioze dhe do të mund t'i përmbyste krejt zhvillimet që po ndodhin”, ka shkruara ai.