Muharremi: Loja e ushtrisë është rrugë e Serbisë, NATO dhe aleancat janë rruga jonë - NACIONALE

Muharremi: Loja e ushtrisë është rrugë e Serbisë, NATO dhe aleancat janë rruga jonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka paralajmëruar se izolimi është rrëzimi më i lart për Kosovn.

Duke komentuar kritikat e djeshme të ambasadorit të Gjermanisë dhe Francës për politizimin e operacionit humanitar të FSK-së në veri, ai ka thënë se loja me ushtrinë nuk është rruga e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rruga e Kosovës janë NATO dhe aleancat.

“Përndryshe mos harroni që Kosova as edhe 25 vjet nuk mundet (me resurset ekzistuese) me garu me kapacitete ushtarake me Serbinë që është një forcë dominate në rajon. Loja e Kosovës nuk është ushtria, por ekonomia, aleancat, teknologjia e zhvillimi. Ne kemi fitu dekadat e fundit vetëm pse liderët tanë kanë qenë të mençur dhe kanë bë aleanca të zgjuara. Sa për kapcitetin tonë, të gjithë kishim folë serbisht sot. Prandaj, mos të hutohemi, se izolimi është rreziku më i madh i Kosovës”, ka shkruar ai, duke treguar se cila është rruga duhet ta ndjek Kosova.

“Detyra jonë është me ndryshu lojën në Ballkan dhe me u fokusu në ekonomi e teknologji, që ushtria me qenë panevojshme. Sa për ushtri, me këto resurse tona pa asnjë avion e pa sistem të mbrojtjes kundër ajrore mundemi vetëm disa orë me rezistu. Loja e ushtrisë, është lojë e Serbisë. KFOR-i, NATO, Aleancat janë rruga jonë. Ato nuk duhet kurrë me i largu nga fotografitë, por me i mbajtë sa më afër. Anëtarësimi në NATO e BE është rruga jonë e sigurisë afatgjate dhe prosperitetit. Mos të hutohemi me nacionalizëm dhe simbolikë boshe”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme