Muharremi kritikon Qeverinë Kurti për ndarjen e buxhetit: Veç 1 për qind për punësim - NACIONALE

Muharremi kritikon Qeverinë Kurti për ndarjen e buxhetit: Veç 1 për qind për punësim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shenoll Muharremi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar ndajren buxhetore për vitin 2024 nga ana e Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas Shenollit, nuk ka buxhet për ekonomi e biznese. Tutje, Shenolli ka shkruar se Qeveria e Kosovës “qëllimisht” nuk i ka paraqitur 1 miliardë eurot që shkojnë për ndihma sociale.

“Urime aprovimi i Buxhetit 2023! Edhe pse me kritika, është buxhet dhe bereqeti jonë i përbashkët. Nëse programohen mirë dhe kemi projekte zhvillimore, ja shofim hajrin të gjithë. Por çka po mungon tek ky buxheti dhe prezentim i KM? Tri gjëra: (a) Nuk ka buxhet për ekonomi, biznese, ndërmarrësi e sektor privat; (b) Qëllimisht nuk janë paraqitur mbi 1 miliardë për ndihma sociale; dhe (c) Vetëm 29m apo 1% vetëm për punësim.” – shkroi Shenolli.

Ndryshe dje në Kuvend u votua buxheti i Kosovës për vitin 2024.

Lajme të ngjashme