Muharremi: Kosova nesër voton për shumë ma shumë se një qeveri - NACIONALE

Muharremi: Kosova nesër voton për shumë ma shumë se një qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka folur për rendësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka bërë me dije se këto zgjedhje janë jetike për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se të dielën Kosova voton për më shumë se një qeveri të re.

“Kosova nesër po voton për shumë ma shumë se një qeveri. Po voton për pozicionin e saj në Europë dhe botë. Ekonomia e drejtësia janë të rëndësishme, po nëse s’ka siguri kombëtare e sovranitet, ska as biznes, as mirëqenie, as drejtësi. Këto janë themelet. E kur themelet janë të forta, gjithçka tjetër mundet me u ndërtu sipër”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme