Muharremi: Koha e mjaltit për Kosovën ka përfunduar, duhet rishikuar strategjia e diplomacisë
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar qëndrimet e fundit të emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili ka thënë se Kosova duhet t`i bëj vetë punët diplomatike.
Ai ka vlerësuar se qëndrimet e diplomatit gjerman tregojnë se koha për Kosovën ka ndryshuar dramatikisht.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Kosova duhet ta rishikojë strategjinë e diplomacisë.
“Këtë mund ta quajm 'Sarrazinizmi', kur emisari special i Gjermanisë, një mik i jashtëzakonshëm i Kosovës, tash është shndëruar në një person që po bënë presion mbi qeverinë e Kosovës ngjashëm sikur disa emisarë të SHBA që kishin një qasje tepër biznesore dhe jodiplomatike. Kjo shënon dhe konfrimon kohën dhe faktin që tash gjërat kanë ndryshuar dramatikisht dhe Kosova duhet të mësoj shumë, të adaptohet dhe të rishikoj strategjinë e diplomacisë së saj”, ka shkruar Muharremi.