Muharremi ia qet lapsin: Shtesat nga 100 euro thellojnë deficitin tregtar për 9.7% nga nëntori në dhjetor - NACIONALE

Muharremi ia qet lapsin: Shtesat nga 100 euro thellojnë deficitin tregtar për 9.7% nga nëntori në dhjetor

1 vit më parë

nga NACIONALE

9.7% thellim të deficitit tregtar prej nëntori në dhjetor.

Kështu e vlerëson njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shenoll Muharremi, të jetë (keq)bilanci në çka do të përkthehen shtesat nga 100 euro për pensionistë e fëmijë që u ndanë nga qeveria kosovare.

Vlera e importit mujor do të rritet nga 567 milionë (nentor) në 613 milionë në dhjetor. E në vlerën e përgjithshme të deficitit për vitin 2024 to të thellohet në 5.35 miliardë euro sipas kësaj medote”, shkroi ai.

Postimi i Muharremit:

Këtu e kemi një vlerësim se si mund të ndikojnë "100 EURO" në ekonominë e sidomos në bilancin tregtar. Ku mund të përfundojnë...

Ky është vetëm një vlerësim i bazuar nga numra dhe situatë reale. Janë marrë parasyesh vlerat e nëntorit 2024 dhe janë shtuar 57.6 milionë ne treg me një supozim që shumica do të shkojnë në konzum dhe importi.

Nga kjo del se ndikimi i vendimit të qeverisë për 100 euro e që janë 57.6 milionë se bëhet fjalë për 576,100 përfitues do të thelloj deficitin tregtar për 9.7% nga nëntori në dhjetor. Përkatësisht nga 473 milionë deficit që kemi pasur në nëntor, gjatë dhjetorit kjo vlerë mund të shkoj në 519 milionë euro (në muaj).

Vlera e importit mujor do të rritet nga 567 milionë (nentor) në 613 milionë në dhjetor. E në vlerën e përgjithshme të deficitit për vitin 2024 to të thellohet në 5.35 miliardë euro sipas kësaj medote.

Lajme të ngjashme