Muharremi: Energjia është çështje kombëtare, jo vetëm qeveritare - NACIONALE

Muharremi: Energjia është çështje kombëtare, jo vetëm qeveritare

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar Qeverinë Kurti në raport me energjinë.

Ai ka bërë me dije se kjo qeveri për pesë vite nuk ka bërë asgjë për shtimin e kapaciteteve vendore të energjisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se energjia është çështje kombëtare, jo vetëm qeveritare.

“Energjia, po e shihni të gjithë, është një problem kombëtar e shtetëror, jo vetëm qeveritar. Nuk mund ta lëmë këtë çështje kaq shumë të rëndësishme vetëm në mëshirë të qeverisë apo një partie. Fundja, është problem i të gjithëve, problem thelbësor, jetik për ekonominë por edhe çmimet stabile. Nëse qeveria dhe LVV nuk po lëvizin shumë në këtë drejtim, këtë e kanë dëshmtu qe 5 vite, kjo nuk dmth që institucionet e tjera, akterët tjerër relevant, nuk duhet me bë diçka”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Kuvendi mundet me fillu një proces apo iniciativë në nivel nacional, që përfshinë të gjitha partitë, por edhe shoqërinë civile, ekspertët, kompanitë dhe bizneset që kanë dijeni në fushë. Me u konsultu dhe me i gjeneru hapat tona të ardhshme urgjente. Energjia, edhe pse në krizë, po duket si mundësi e mirë për me u mësu ne edhe si shoqëri me gjetë pajtueshmëri të gjerë, pajtim dhe konsensus kombëtar mbi mënyrën se si ecim përpara. Kjo kishte me ndihmu shumë se pastaj të gjitha partitë që vijnë në pushtet e kishin respektu këtë plan se kishin qenë pjesë e saj. Dijet që kur një proces dhe vendim është gjithpërfshirës, ka gjasa të respektohet nga të gjithë në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme