Muharremi e kritikon ministrin Murati, e quan ministër të propagandës
Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili është krenuar me të arriturat e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ai ministrin Murati e ka cilësuar si ministër të propagandës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se puna e një operatori privat nuk ka lidhje me punën e qeverisë.
“Dje ministri i aftë i propagandës ekonomike nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Na befasoj që nuk tha "rritja gjatë qeverisë Kurti (2021-2024) ka qenë 1157%, nga €2.65m në €33.3m"😅... Kohën e fundit vlera të tilla kanë aplikuar: 30% 40% rrititje ekonomike, na thojshin.. thujase ne ka €10m i kemi shtesë në llogari pas qeverisjes së tyre. Po çka ka lidhje puna e një operatori privat me punën e qeverisë, mos kabineti i tij e menaxhon aeroportin..”, ka shkruar Muharremi.