Muharremi demanton keq partinë në pushtet: VV-ja po shpërfaqë mosdije - NACIONALE

Muharremi demanton keq partinë në pushtet: VV-ja po shpërfaqë mosdije

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar VV-në për propagandë.

Ai ka bërë me dije grafikoni i shpërndarë nga VV-ja, ku Kosova renditet në top 3 vendet për zhvillim ekonomik, nuk është i vërtetë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se Zyra për Komunikim e VV-së po shpërfaq padituri.

Zyra e komunikimi të VV-së vazhdon me shpërfaqë mos dijën e saj. Sot ata kanë postuar një grafikon ku thuhet "Kosova në top 3 për zhvillim ekonomik në Evropë". Pyetja është, e si është Gjermania dhe Europa? Gjermania ka rritje negative apo recesion -0.5% ndërsa mesatarja Evropiane është vetëm 1%. A mos janë Gjermanët budallë? A po vijnë Gjermanët në Kosovë me punu apo Kosovarët po shkojnë në Gjermani? E Kosova po na dilka thujase e para në Evropë? Mos është kjo 'shumë e bukur për me qenë e vërtetë'?”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se me u krenuar me rritje ekonomike në kohë të inflacionit të lartë është sikurse me u krenuar me budallaki.

I gjithë përkushtimi i qeverive Europianë ka qenë që me ngadalsuar ekonominë artificialisht, në mënyrë që më shkatërru kërkesën. Kjo për të frenuar inflacionin. Edhe normat e interesit janë rritur qëllimisht që të ngadalsohen aktivitetet ekonomike dhe biznesore. Flirtimi me recesion gjatë vitit 2023 ka qenë qëllimi kryesor i qeverive të avancuara, pra mos të ketë rritje ekonomike se kjo e rrit kërkesën në treg e pastaj rritet inflacionin. Inflacioni i lartë është shumë më i dëmshëm sesa recesioni. Inflacioni i lartë është kancer i ekonomisë, ndërsa recesion një smundje e pëkohshme vetëm. Andaj, kjo propagandë shpërfaqë asgjë më shumë sesa injorancën qeverisëse dhe të politikave publike dhe ekonomisë të qeverisë dhe partisë në pushtet”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme