Muharremaj: Jemi një komb dhe e kemi të ardhmen e ndritshme, kur e nderojmë dhe e respektojmë njëri-tjetrin
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka uruar vitin 2024.
Në foton e bashkëngjitur me postimin, Kryetari Muharremaj shfaqet së bashku me një hoxhë dhe një prift, shprehur në këtë mënyrë një frymë të tolerancës në shoqëri.
Ndër të tjera, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e bashkëjetesës me nder dhe respekt si imperativ i një kombi me të ardhme të ndritshme.