Muati për pasurinë e Radojiçiqit: Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shpërndatë postimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, në Facebook, ku ka publikuar disa nga gjërat që i janë konfiskuar Milan Radojiçiqit.
Murati në postimin e tij ka shkruar se ja pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme!
Ai tutje ka thënë se këtë ligj, opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas tij kjo flet mjaftueshëm për opozitën.
“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme! Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën.” – ka shkruar Murati.