Muja flet për Borrell dhe Lajçak: Të pabalancuar, ka devalvim të rolit të ndërmjetësuesit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka komentuar qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë – Serbi, atij të BE-së Josep Borrell, dhe emisari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke e quajtur të “pabalancuar” dhe duke shtuar se kanë devalvuar nga roli i ndërmjetësit.
Ndër të tjera Muja ka thënë se ndërmjetësuesit kanë qasje më në favor të Serbisë.
“Mund të kesh qasje më të balancuar, por ajo s’ka ndodhur... Ka devalvim të roli të ndërmjetësit. Ka tendencë që dështimin e Serbisë për ta pranuar marrëveshjen, për ta nënshkruar në fillim dhe për ta zbatuar atë, ka qasje që me minifajësime të vogla të gjendet një arsyetim për dështimin e palës e cila i reziston zbatimit të secilës marrëveshje edhe në të kaluarën. Qeveria e Kosovës ka propozuar diku 20 hapa të balancuar dhe siguron zbatimin de facto të të gjitha pikave që janë në marrëveshje. Të gjitha tjerat vuajnë nga mungesa e zbatimit.” – ka thënë Muja në një intervistë për KTV.
