MSH jep detaje shtesë rreth situatës aktuale me Covid-19 në Kosovë - NACIONALE

MSH jep detaje shtesë rreth situatës aktuale me Covid-19 në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se rritja e rasteve aktualisht po përcillet me një shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital, sikur vala e kaluar gjatë muajit janar të këtij viti.

MSH përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se në janar, gjatë kohës kur ishin mbi 1500 raste ditore me Covid-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale.

Ndërkaq, aktualisht, në spitale janë të shtrirë rreth 95 pacientë të infektuar me Covid.

Postimi i plotë i ministrisë:

Në janar 2022 kishim valën e rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19.

Rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar.

Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet ton aka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19.

Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19!