MSH-ja njofton për rritje të rasteve me meningjit, këto janë simptomat - NACIONALE

MSH-ja njofton për rritje të rasteve me meningjit, këto janë simptomat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këto ditë janë shtuar rastet e meningjitit në vend.

Sipas njoftimit të MSH-së, numri i rastëve që janë raportuar gjatë mujave korrik-gusht është më i lartë se në vitin e kaluar.

Meningjiti mund të prekë këdo që bie në kontakt me agjensin, por disa grupmosha janë më të rrezikuara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, meningjiti prek më së shumti moshat e reja ngaqë sistemi imunitar tek personat e rinj, kryesisht foshnjat, femijet dhe adoleshentët nuk është zhvilluar mjaftueshëm për të luftuar agjensët. Shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale. Ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.” – bën të ditur MSH.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe cilat janë simptomat të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Simptomat

Disa nga simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të një gripi normal, por që rëndohen për një kohë shumë të shkurtër. Meningjiti mund të shfaqet menjëherë ose 3-7 ditë pas marrjes së infeksionit.

Tek simptomat e sëmundjes përfshihen: të vjella, marramendje, temperaturë e lartë e trupit, dhimbje e muskujve, ndjeshmëri ndaj dritës, dhimbje e kokës, konfuzion, gjymtyrë të ftohta, skuqje e lëkurës.

Ndërsa tek fëmijët mund të ketë edhe simptoma si frymëmarrja e shpejtuar, irritim dhe të qara për një kohë të gjatë, humbje të përqëndrimit dhe mungesë oreksi.

Sapo të vëreni simptomat e mësipërme apo gjendje të rënduar shëndetësore, duhet menjëherë të konsultoheni tek mjeku. Meningjiti trajtohet vetëm në spital.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme