MPJD me karvan për diasporën në qytetet e Kosovës, po i informon ata me programin e ministrisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po vazhdon me karvanin e mërgatës nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Nga ky organizim, mërgimtarët po njoftohen për qëllimin e karvanit, dhe për programet që ofron ministria e Punëve të Jashtme.
Sot ky organizim i diasporës di të vazhdojë në Bogë të Pejës e Mitrovicë duke nisur nga ora 19:00, në muzeun e qytetit.
Postimi i MPJD-së:
Mbrëmë, Karvani i Diasporës u ndal te shatërvani i Prizrenit.
Me moton "Shijo Kosovën", Karvanit iu bashkuan shumë bashkatdhetarë prizrenas.
Me këtë rast, në bashkëbisedim me z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i MPJD-së, dhe zëvendësministren e Arsimit, znj. Edona Maloku Bërdyna, mëgimtarët u njoftuan për qëllimin e Karvanit dhe për programet që ofron MPJD-ja.
Karvani i Diasporës do të vazhdojë sot në Bogë të Pejës dhe në Mitrovicë, duke filluar në ora 19:00, në muzeun e qytetit, ku për bashkatdhetarët e këtyre anëve do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.
Ju mirëpresim!
