MPJD jep detaje për aksidentin në Kroaci ku u përfshi autobusi nga Kosova - NACIONALE

MPJD jep detaje për aksidentin në Kroaci ku u përfshi autobusi nga Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka dalë me njoftim për aksidentin e autobusit me kosovarë në Kroaci.

Në njoftim thuhet se sipas informatave të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Informacion lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.

Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate.

Lajme të ngjashme