MPJD fton shtetesit e Kosovë që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka njoftuar shtetasit kosovarë në Izrael për rrezikun e luftimeve dhe i fton ata të komunikojnë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael.
Në një përgjihet për Klankosova.tv, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka publikuar numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael, që është: +9720586340450.
“MPJD i bënë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë numrin e mëposhtëm emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit, Igli Hasani, për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftim.