MPJ dënon shkrimet shoviniste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se në ambientet e jashtme të Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe.
Sipas njoftimit, mbishkrimet përfshijnë slogane nacionaliste si “Nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, me konotacion nxitës dhe përçarës.
Ambasada ka informuar menjëherë autoritetet gjermane, ndërsa policia pritet të nisë hetimet për identifikimin e përgjegjësve.
Ministria dënoi ashpër aktin, duke e cilësuar të papranueshëm dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për paprekshmërinë e misioneve diplomatike.
Kosova, thuhet në reagim, mbetet e përkushtuar ndaj paqes, dialogut dhe marrëdhënieve të mira ndërkombëtare.