MPB-ja në Maqedoninë e Veriut: Nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e Kurtit
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me raportimet për planifikimin e një atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup.
MPB-ja në Maqedoninë e Veriut ka thënë se nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.” - deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për Euronews Albanian.