Mozziku reagon për dajën e tij: Vdekje në duar të shtetit, kërkojmë drejtësi
Vdekja e dyshimt që ndodhi pak ditë më parë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, e për të cilën u pezulluan Drejori e zëvendësdrejtori i asaj qendre, siq duket do të ketë një betejë të madhe ligjore.
Këngëtari Mozzik, i cili e kishte dajë tashmë të ndjerin, ka njoftuar se familja ka angazhuar avokat, për të kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.
Mozzik, në njoftimin që e bëri në Facebook ka dhënë detaje të rastitm, duke treguar se tashmë i ndjeri Burim Hetemi, po mbahej në Qendër, për vepren penale “Dhuna në familje”, mirëpo sipas Mozzik, shkak i veprimeve të të ndjerit ishin bërë problemet e gjendjes së tij mendore, me të cilat ai ballafaqohej.
Mozzik gjithashtu ka premtuar se do t’i shkoj deri në fund këtij rasti, për t’a vënë drejtësinë në vend.
Lexojeni reagimin e plotë të Mozzik:
Vdekje në duar të shtetit!
Me datë 13 të këtij muaji rreth orës 12:40, daja im Burim Hetemi – tashmë i ndjerë, në dhomat e qendrës së paraburgimit të Gjilanit, gjeti vdekjen. Rasti tashmë po dyshohet si vetëvrasje.
Arsyeja pse i ndjeri ndodhej në këtë qendër ishte “Dhuna në familje”, e si shkak i veprimit të tillë, kanë qenë problemet e gjendjes mendore me të cilat është ballafaquar – për çfarë është trajtuar në institucionin përkatës të shëndetit mendorë. I ndjeri ka qenë gjithashtu i varur nga substancat narkotike (heroinë) shumë vite më parë dhe ka qenë në trajtim të vazhdueshëm psiko-terapeutik.
Të gjithë këto fakte qenë të njohura për institucionet e shtetit me rastin e mbylljes së tij në paraburgim, ndërsa për familjen ngriten shumë pikëpyetje se si mund të ndodhë një akt i tillë në duar të shtetit?!
1. Si është e mundur të lihet ashtu krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin mirëfilli dihet gjendja mendore e tij?
2. Si është e mundur të lihet vetëm një person për të cilin organet e Policisë kanë pasur në posedim të gjithë dokumentacionin përkatës të trajtimit të tij mendor?
3. Me çfarë mjeti ka kryer vetëvrasjen dhe pse nuk janë marrë masat preventive për t’i pamundësuar një veprim të tillë?
4. Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit?
5. Edhe sa raste të pakujdesisë e neglizhencës së shtetit për shkak të të cilave humbin jetë duket të ndodhin që të mbushemi mend?
Për zgjidhjen e të gjithë këtyre dilemave që kemi si familje dhe në mënyrë që rasti të merr epilogun e merituar, ashtu që të mos përsëritet në të ardhmen – ne do të angazhojmë zyrën e avokatëve Koci & Vokshi, që të bëjë përfaqësimin ligjor të familjes tonë lidhur me rastin.
U prehsh në paqe i dashur Dajë, e unë të premtoj se do të luftoj që rastet si ky i yti të mos përsëriten më.