“Mozzik”-u e viziton Kadri Veselin në Hagë: Kadria është burrë, të fala keni të gjithë - NACIONALE

“Mozzik”-u e viziton Kadri Veselin në Hagë: Kadria është burrë, të fala keni të gjithë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gramoz Aliu, reperi i njohur me emrin “Mozzik”, ka vizituar Kadri Veselin në Hagë, ku po qëndron si i paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në shkrimin e tij, Aliu ka shkruar se vizita te Veseli në burg është “një rrugë pikëlluese”.

Tutje, ai ka shkruar se Veseli u ka bërë të fala të gjithëve.

“Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg. Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së .

Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.

Të fala keni të gjithë !” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme