Mozzik: Për një orë mblodhëm mbi 500 mijë euro për të prekurit nga vërshimet - NACIONALE

Mozzik: Për një orë mblodhëm mbi 500 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Reperi kosovar, Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, ka shkruar për mbrëmjën humanitare “Bashkë ia dalim”, iniciativën për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet.

Mozzik, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se për një ore janë mbledhur gjysmë milioni euro.

1 për krejtë , e krejtë për 1 ! Mbrëmë mblodhëm bashkë mbi 500 mijë euro , mbi gjysmë milioni për 3 orë …për Komunat e prekura nga vërshimet”, ka shkruar artisti.

Tutje, rap-artisti ka shtuar se gjatë ditëve në vijim do të kuptohet saktë numri i parave të mbledhura.

Ditët në vazhdim do bëhen llogaritjet e sakta shkaku që ka pas qindra telefonata të humbura e ku do i kontaktojnë të gjithë qe të marrim informatat për shumën e saktë! Faleminderit atdhedashës”, ka shkruar Mozzik.

Lajme të ngjashme