Moti vranët sot në Kosovë, në disa vende reshje shiu me shkarkesa rrufesh
Në Kosovë parashikohet që të mbajë mot me diell e me vranësira.
Sipas Meteo Kosova, kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe shiu gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.”
Njoftimi i plotë:
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu në shkallë vendi, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë breshër.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.