Moti të dielën: Temperatura deri në 36 gradë Celsius - NACIONALE

Moti të dielën: Temperatura deri në 36 gradë Celsius

2 orë më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 2 gusht 2026, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32 deri në 36 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Lajme të ngjashme