Moti sot: Vranët e me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli.
IHK-ja njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, ndërsa sa u përket vlerave të temperaturave, ato mbesin pothuaj konstante me ditët e tjera.
Temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 6 - 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 - 18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e verilindjes dhe veriperëndimit.