Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara - NACIONALE

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara

2 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit të IHK-së temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 26 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe gjatë ditës se diele.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme