Moti i vranët sot në Kosovë, temperaturat deri në 14 gradë Celsius
Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell do të mbretërojë sot mbi vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimalet 2-4 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
“E enjte - Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake, përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë lehtësisht më të ulëta. Minimalet 2-4 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.”
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe verilindja me me shpejtësi 1-13m/s.” – thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: