Moti sot në Kosovë: Temperatura deri në 17 gradë Celsius
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell por edhe me vranësira.
Sipas Meteo Kosova në disa zona do të ketë edhe reshje të pakta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 17 gradë Celsius”
“Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë kohë pas kohe e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.” – thuhet tutje në njoftim.