Moti sot në Kosovë: Pasdite mundësi për rrebeshe shiu
Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës.
Sipas Meteo Kosova, pasdite do të ketë reshje shiu dhe breshër të vogël.
“Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të ketë shtim i vranësirave, të cilat në ndërkohë dhe orëve të mbrëmjes, pritet të gjenerojnë lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër të vogël.” – thuhet në njoftim.
Këto janë temperaturat: Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 35 deri në 38°C.