Moti sot në Kosovë: Me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës - NACIONALE

Moti sot në Kosovë: Me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta gjatë ditës.

Sipas Meteo Kosova, “gradualisht do të kemi depërtimin e masave më të ftohta ajrore, më i ndjeshëm në Rrafshin e Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës. Gradualisht do të kemi depërtimin e masave më të ftohta ajrore, më i ndjeshëm në Rrafshin e Kosovës. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në jug dhe perëndim të vendit.

Si pasojë e temperaturave të larta, këshillohet të keni kujdes nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16-46 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 34 deri në 36°C.

Lajme të ngjashme