Moti sot: Me riga shiu dhe borë në zona e larta
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka treguar parashikimin e motit për ditën e shtunë.
IHMK-së ka njoftuar se moti sot do të jetë fillimisht me riga shiu, të cilat gradualisht, me rënien e temperaturave, do të shndërrohen në reshje bore, veçanërisht në zonat më të larta.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 dhe -1°C ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet: 0 deri 5°C. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 12 m/s.”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
Ky institut iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion, që të kenë kujdes gjatë ngasjes së mjeteve motorike gjatë qarkullimit nëpër rrugë, pasi ngricat janë evidente gjatë gjithë kohës.
“Si pasojë e reshjeve, u bëhet apel komunave dhe agjencive përgjegjëse që të jenë vigjilente, veçanërisht në zonat me infrastrukturë të dobët dhe në vendbanimet përreth rrjedhave lumore, pasi lokalisht mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin normal të ujërave dhe në komunikacion”, është thënë në njoftim.