Moti sot, me reshje të pakta bore - NACIONALE

Moti sot, me reshje të pakta bore

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë sot pritet mot me vranësira dhe reshje të pakta lokale bore, kryesisht në orët e hershme të mëngjesit. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin deri në -1°C, ndërsa maksimalet arrijnë rreth 7°C.

Në Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi pritet mot me diell dhe vranësira lokale, me më shumë kthjellime pasdite. Reshjet e borës do të jenë të pakta.

E hëna sjell mot më të ngrohtë dhe pa reshje, me rritje temperaturash.

Të martën pasdite mund të kalojë një front i ftohtë me reshje të përkohshme shiu dhe bore në zonat kodrinore-malore.



Lajme të ngjashme