Sot pritet mot me ngrica e mjegull - NACIONALE

Sot pritet mot me ngrica e mjegull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në vendin tonë të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara dhe me ditën e parë të vitit 2025.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se do të ketë ngrica dhe mjegull në mëngjes.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin mes -5 deri -2°C, ndërsa ato më të lartat nga 5 deri në 8°C.

Erë pritet që të fryejë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Lajme të ngjashme