Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë gjatë ditës se sotme.
Në njoftimin e këtij instituti është thënë se gjatë ditës se shtunë moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë deri mesatare”, është thënë në njoftim.