Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë vikendit.
Në njoftimin e këtij instituti është thënë se gjatë ditës se sotme pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius”, është thënë në njoftim.
Moti i ngjashëm pritet të mbaj edhe gjatë ditës se nesërme.
“Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s”, është thënë në njoftimin e institutit.