Moti sot: Me diell dhe temperatura deri në 34°C
Moti në Kosovë pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme në zonat malore.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 29 deri në 34 gradë.
Në Prishtinë maksimalja pritet të arrijë 33 gradë, ndërsa në Pejë dhe Gjakovë deri në 34 gradë.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
