Moti sot: Deri në 29 gradë, pasdite mundësi për reshje
Moti gjatë së dielës pritet të jetë kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat e shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat pritet të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius.
Ndërkaq, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.