Moti për sot: Vranët e shi, në vise malore edhe borë
Përgjatë ditës së martë, po mbetet mot kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu kohëpaskohe. Më të theksuara parashihet të jenë në perëndim të vendit.
Viseve më të larta malore patjetër që reshjet do të jenë në formë dëbore. Në aspektin termik temperaturat do të jenë më të larta mbi mesataret për këtë periudhë kohore.
Minimalet zbresin në 5C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s, në lindje të vendit me hove deri në 15m/s.