Moti për sot në Kosovë: Pasdite rrebeshe shiu - NACIONALE

Moti për sot në Kosovë: Pasdite rrebeshe shiu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Meteo Kosova, pasdite dhë në mbrëmje mund të ketë reshje shiu dhe rrufe.

“Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.”

Njoftimi i plotë:

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Lajme të ngjashme