Moti për sot: Mjegull dhe ngrica
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot moti pritet të jetë kryesisht i qetë.
Në viset e larta me rreze dielli, ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C.
Nesër, të martën, moti pritet të mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C.