Moti për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rajonet veriore dhe veriperëndimore pritet të kenë reshje më të pakëta, ndërsa në pjesët e tjera të territorit reshjet do të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12-16°C.