Moti për sot - NACIONALE

Moti për sot

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaa jave, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Sot pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga 13 – 16°C, ndërkaq temperaturat maksimale 31 – 35°C.

Lajme të ngjashme