Moti për sot
Mëngjesin e hershëm të mërkurës të reshurat e shiut pushojnë.
Gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale me diell dhe vranësira kalimtare, që japin mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 17C e 19C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 5-16m/s.