Moti për pesë ditë e ardhshme, temperaturat deri në 34 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së hëne moti do të jetë kryesisht me diell, ku temperaturat maksimale do të jetë deri në 32 gradë.
Edhe gjatë ditës së martë dhe të mërkurë pritet mot i njëjtë dhe i nxehtë, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë.
Ndërsa gjatë ditës së enjte do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ku temperaturat maksimale pritet të bien lehtë.
Edhe gjatë ditës së premte moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i Motit për pesë ditë (21–25 gusht 2023)!
E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
E marte- Mot me diell dhe vranesira të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.
E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet
29-34 gradë Celsius.
E enjte- Të enjten parashihet mot me diell dhe vranesira të shperndara. Vranesirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndersa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta.
Të premten – Dita e premte parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP.
