Moti për këtë javë - NACIONALE

Moti për këtë javë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së dielë, në Kosovë ka pasur reshje bore dhe shiu njëkohësisht, si dhe ulje të temperaturave. Çfarë moti do të mbretëroj këtë javë?

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën.Të enjten parashihen që vende-vende te ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

E Hënë, 07, Prill 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 4°C. Do të fryjë erë nga Verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

E Martë, 08. Prill 2025

Parashikohet mot me vranesira te shperndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi I veriperendimit

E Mërkurë, 09.Prill 2025

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 °C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 9°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

E Enjte, 10. Prill 2025

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 11. Prill 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell .Temperaturat minimale . të lëvizin nga 0°C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.

Lajme të ngjashme